Ish – kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është fotografuar në një ndejë në Prekaz.Sipas fotografive të publikuara nga Lushtaku, në këtë ndejë është një numër i madh i personave.

Asnjëri prej të pranishmëve nuk mban maskë dhe nuk shihen se janë duke mbajtur distancën.Kujtojmë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 28 korrik i ka ndaluar mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private.

Postimi i plotë:

Kënaqësi me qenë sonte në Prekaz, në konakun e Selim Bejtës. Temat që po bashkëbisedojmë janë të shumta siç janë të shumta mendimet dhe idetë, të cilat përbashkohen vetëm përmes komunikimit të sinqertë. I falënderoj për mikpritjen. SL