Categories: LokaleSkenderaj

60 mijë euro nga Skenderaj për Shqipërinë

Pas tërmetit që ra në Shqiperi, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ftoi bizneset në një takim që kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare, për t’u dal në ndihmë të prekurve të atij tërmeti.

Në takim ishte marrë edhe një vendim për formimin e komisionit komunal, për koordinim të hapave të mëtejshëm pas asaj që ndodhi në shtetin shqiptar.

Komisioni kishte përbërje të përzier, nga Komuna e Skenderajt dhe bizneset vendore, që në fund të punës rezultoi i suskesshëm qëllimi i kryetarit Jashari, pasi u grumbulluan 60 mijë euro, prej të cilave 20 mijë i ndau komuna e Skenderajt, ndërkaq pjesën tjetër bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë.

Vetë kryetari Jashari kishte dhuruar nga të ardhurat e tij mujore 5 mijë euro në emër të solidaritetit me vëllezërit dhe motrat tanë në Durrës e Thumanë.

Musa Hajdari, anëtar i komisionit nga radhet e Kuvendit Komunal, thotë se komisioni ka mbajtur takime të rregullta, që nga momenti i themelimit e deri më tani.

“Në takimin e fundit të komisionit i përbërë prej Ibush Hetemit, Ilir Veliut, Kastriot Gashit dhe Musa Hajdarit, kemi konstatuar se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit që i kanë deklaruar mjetet finaciare, i kanë dorëzuar mjetet te komisioni ku disa prej tyre kanë deponuar nëpërmjet bankave. Deri tani janë grumbulluar rreth 60,000 euro, duke përfshirë 20 mijë euro të komunës së Skenderajt, dhe ramë dakord që aksioni të vazhdojë ende”, thotë Hajdari duke bërë apel të vazhdojnë ndihmën të gjithë që kanë mundësi të kontribuojnë në rimëkëmbjen e rajoneve të dëmtuara nga tërmeti.

Vlen të theksohet se nga mjetet e grumbulluara financiare, me 5 mijë euro është ndihmuar familja Abazi nga Gjilani, të cilës i vdiqën dy djemtë në tragjedinë e tërmetit. (TV Drenica)

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

7 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

23 hours ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

23 hours ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago