Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së sotme, në rrugët e Kosovës, kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, prej të cilave 9 kanë qenë me lëndime të rënda, për çka është kërkuar intervenimi mjekësor.

Raporti thekson se 35 aksidente të tjera kanë qenë pa të lënduar, derisa njësitë e Policisë së Kosovës në trafik, kanë shqiptuar 1,660 tiketa.

Policia e Kosovës, sipas raportit ditor, vetëm sot ka arrestuar 24 persona, për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë në mbajtje. (TV Drenica)