Bashkimi Evropian konsideron se iniciativat për rritjen e bashkëpunimit rajonal janë të mirëseardhura, megjithatë japin vërejtje që duhet të jenë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që nisma të tilla të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, transmeton Express.

Tutje Kocijancic ka thënë se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE-së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit të mbajtur në Ohër, thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë  dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit.