Aktivistë dhe kontributdhënës në pajtimin e gjaqeve, nga komuna e Skenderajt, kanë kujtuar këto ditë  profesorin e ndjerë, atdhetarin dhe intelektualin, Anton Çetta, i njohur si pajtimtari më i madh i kohës, për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, në 24 vjetorin e vdekjes së tij.

Në shenje nderimi dhe respekti për kontributin e dhënë në procesin e pajtimit të shqiptarëve ndërmjet vete, Shkolla e Mesme Teknike në qytetin e Skenderajt, pas mbarimit të luftës, ka marrë emrin Anton Çetta. (Tv Drenica)