Skenderaj dhe Drenas 12 raste të reja me COVID-19, nga keto fshatra vijnë të prekurit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive, transmeton rajoni.net.

Nga 434 mostave nga IKSHP-ja janë konfirmuar dymbëdhjet (12) nga rajoni i drenices përkatesisht nga gjashtë (6) rastë  nga komuna e Skenderajt dhe gjashtë (6) rastë nga Komuna e Drenasit.

Rastet nga komun e Skenderajt janë nga keto vendbanime: Skenderaj (2), Klinë e Poshtme (1), Lubavec (1), Prekaz i Epërm (1), Tushilë (1).

Ndersa në Drenas janë: Drenas (3), Arllat (1), Nekoc (1), Vasilevë (1),

Nuk dihet nëse keto rast të konfirmuara nga IKSHP-ja, janë raste kontakti, apo të ri që nuk ka qenë pjesë e gjurmimeve nga kontaktet e të infektuarave./Rajoni.net/