Rita Ora kapet “mat” me të dashurin e ri gjatë pushimeve në Ibiza

Rita Ora u kap mat nga paparacët me të dashurit të ri Romain Gavras të enjten teksa lundruan Mesdheun me miqtë e tyre në Ibiza.

Çifti dukeshin në disponim, ndërsa hipën në një anije të vogël për një lundrim piktoresk afër vijës bregdetare të Ibiza-s, shkruan Daily Mail.

Çifti i ri u fotografua kur po ktheheshin në shtëpinë e saj në Londër në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas një nate feste.

Rita shijoi një natë me të dashurin e ri në klubin “The Little Yellow Door” në Notting Hill të Londrës, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së shoqes së saj shqiptare, Anda Vlasaku.