Arteta kërkon nga Arsenali që ta blejë yllin e Barcelonës

Që kur Bayern Munich, përmes Karl-Heinz Rummenigge njoftoi se ata nuk do të ekzekutonin opsionin e blerjes, e ardhmja e Philippe Coutinho është përqendruar në thelb në Premier League.

Destinacioni më i mundshëm për mesfushorin brazilian, është një ligë që ai e njeh mirë për shkak të përvojës në Liverpool dhe për shkak se disa klube kanë trokitur në derën e tij, duke i besuar versionit të tij më të mirë.

Arsenali është një mundësi e mirë për brazilianin por interesim ka patur edhe nga Evrtoni, shkruan Indeksonline.

Siç raporton “Le10Sport”, Mikel Arteta është shumë i interesuar që të siguroj shërbimet e yllit, që kartonin e tij e ka në pronësi Barcelona.

Katalonasit kërkojnë 80 milionë euro për futbollistin, që në vitin 2018 e blenë për 145 milionë euro.

Arsenali është destinacioni më i mirë i Coutinhos, por duket se bisedimet deri në marrëveshje do të shkojnë ngadalë.