Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey, ka ditëlindjen dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim special nga këngëtari. Justin ka publikuar në Instagram foto nga dasma që u mbajt në shtator dhe në të bën një urim ‘hot’. “Gezuar ditëlindjen zemër! Je arsyeja që dua të bëhem njeri më i mirë. Mënyra si e jeton jetën është shumë tërheqëse. Ps. më eksiton në çdo aspekt. Sezonin tjetër fëmijët”, shkruan Justin. Pra me këto fjalë, Justin tregon se paskemi bebe në horizonte dhe me shumë mundësi vitin tjetër ata do të bëhen prindër. Ditën e sotme Hailey feston 23-vjetorin e lindjes dhe kjo është ditëlindja e parë si e martuar. Ajo dhe Justin i thanë “Po” njëri-tjetrit në muajin shtator në një ceremoni shumë intime.