Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka pranuar Programin Kombëtar Trajnues për Siguri të Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës, gjatë një takimi që ka pasur drejtori i kësaj agjencie, Bahri Nuredini, me udhëheqësin e Divizionit Siguri të Aviacionit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Gashi.

Në këtë takim, dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me çështjet e sigurimit në aviacionin civil.